Shtohen të prekurit me Covid te Tirana, del pozitiv edhe mbrojtësi

Problemet nuk kanë fund për Tiranën. Mbrojtësi maqedonas, Filip Najdovski ka rezultuar pozitiv me COVID. Ai ka qenë në Maqedoni gjatë këtyre ditëve dhe pritej të grumbullohej me ekipin kombëtar, por pas testimeve ka rezultuar se është infektuar me Koronavirus.

Najdovski humb ndeshjen me Teutën dhe për të paktën 2 javët e ardhshme nuk do të jetë të dispozicion të trajnerit Orges Shehi. Kujtojmë, se edhe tekniku i bardhebluve është izoluar së fundmi pasi dyshohet se mund të jetë infektuar me virusin që ka trazuar gjithë globin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?