Shtyhet gjyqi për Alban Hoxhën, portieri i Partizanit mbetet dhe për 24 orë në burg

Alban Hoxha nuk është as i pari, por me gjasë as futbollisti i fundit që kapet në timon i dehur. Kapiteni i Partizanit rrezikon heqje 8 ose më shumë pikë nga patenta dhe dënimin me 6 muaj burgim. Ligji përcakton se “Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara në gjendje të dehur apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj”, thuhet në Nenin 291, të Kodit Penal, në bazë të të cilit u arrestua Hoxha.

Mësohet se seanca gjyqësore për portierin e Partizanin, është shtyrë për ditën e nesërme nga Gjykata, duke i kushtuar kapitenit të kuq edhe 24 orë të tjera në burg. Pasi të ketë dalë para Gjykatës, duke parë rrethanat dhe masën e alkoolit, nga praktika që është ndjekur, i vendoset detyrim për paraqitje para oficerit të policisë gjyqësore dy herë në muaj ose edhe më shumë dhe më pas bëhet lirimi menjëherë nga ambientet e paraburgimit (në rast se nuk është përsëritës). Pas kësaj vazhdojnë hetimet nga organi i akuzës dhe në këto raste zgjasin për 2-3 muaj.

Pasi mbyllen hetimet, ku mund të bëhet një marrëveshje me pranimin e fajësisë përpara prokurorit të çështjes dhe më pas kjo marrëveshje e arritur miratohet para gjykatës. Në të kundërt i komunikohet akuza për çfarë akuzohet dhe më pas shkon në gjykatë ku bëhet gjyqi paraprak. Nëse çështja shkon me gjykim të shkurtuar dhe pranohet, personit që është kapur në gjendje të dehur i ulet automatikisht 1/3 e dënimit dhe hidhet përsëri për gjyq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky hidhet përsëri për short dhe ky është gjyqi i themelit ku minimumi për këtë vepër është 6 muaj dënim. Me gjykimin e shkurtuar personit i ulet një e treta e dënimit dhe përfundimisht dënohet me 4 muaj burgim. Dhe në bazë të nenit 59 të Kodit Penal bëhet pezullimi i dënimit në shërbim prove në 8 muaj. Përveç kësaj, personave të kapur në gjendje të dehur u hiqen 8 deri në 10 pikë nga patenta si dhe u vendoset një gjobë administrative.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?