Shtyhet për shkak të dëborës supersfida e mesjavës Kukësi-Partizani

Super sfida e së mërkurës mes Kukësit dhe Partizanit është shtyur për në fundjavë, për shkak të reshjeve të dëborës të rënë në Elbasana. Lajmi është konfirmuar nga klubi verilindor në rrjetet sociale.

“Futboll Klub Kukësi njofton se ndeshja e javës së 20 të Kategorisë Superiore mes Kukësit dhe Partizanit, e planifikuar të luhej të mërkurën e datës 17 shkurt 2021, është shtyrë. Ky takim do të luhet gjatë fundjavës së ardhshme ku orari do të përcaktohet në një moment të dytë.

Shkak për shtyrjen e kësaj ndeshje, është bërë situata e rënduar nga kushtet atmosferike dhe dëbora e rënë gjatë orëve të fundit. Ndeshja mes Kukësit dhe Partizanit do të luhet në stadiumin Elbasan Arena”, shkruhet në postimin e Kukësit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?