Shtyrja e Seria A, presidenti i Federatës Italiane jep vendimin përfundimtar
“Të shtunën Seria A do të luhet, kam folur me të gjithë dhe kam dëgjuar palët për situatën që është krijuar”, kështu është shprehur presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravinaduke hedhur poshtë mundësinë që kampionati të shtyhej pas incidenteve dhe koreve raciste në ndeshjen Inter-Napoli.
Rregulli është i qartë, arbitri në këtë moment nuk mund të pezullojë ndeshjen. Unë do t’i kërkoj Ministrit të Brendshëm për një takim për ta bërë rregullin më të qartë, sepse për momentin i vetmi subjekt që mund të pezullojë ndeshjen është personi përgjegjës për sigurinë publike brenda stadiumit. Këto janë rregullat, ato duhet të zbatohen dhe të përmirësohen, por ato duhet të respektohen.
Gjyqtari dje ka bërë një ndeshje shumë të mirë, por deklaratat e dhëna para ndeshjes kanë ndikuar në krijimin e një klime të tillë”, duke ju referuar deklaratave të presidentit të Napolit, De Laurentiis para ndeshjes. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

