“Shuhet” ëndrra e Juves, De Ligt do të transferohet për 80 milionë euro te …
Ëndrra e madhe e Juventusit për mbrojtjen, duket se është drejt sfumimit. Sipas asaj që raportohet nga ‘ESPN’, Matthijs de Ligt është gjithnjë e më pranë Barcelonës, me skuadrën spanjolle që ka arritur marrëveshjen përfundimtare me Ajax.
Barcelona ka situatën plotësisht nën kontroll, Ajax gjithashtu do të informojë katalanasit nëse do të mbërrijë ndonjë një ofertë e rëndësishme për De Ligt. Agjenti i mbrojtësit holandez, Mino Raiola, është vazhdimisht në dialog me blaugranët për të paraqitur detajet e fundit. Vetë futbollisti holandez ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te Barcelona, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë ofertën e Juventusit dhe klubeve të tjera të mëdha.
Nuk ka ende detaje të qarta për shumën që Barcelona do të paguajë për De Ligt, por mendohet se do të shkojë në 80 milionë euro. Kujtojmë që Barcelona ka arritur që të sigurojë talentin tjetër De Jong për shifrën e 75 milionë eurove. Një koloni holandeze është gati për t’u formuar në Barcelonë. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

