Si ndryshon formacioni i Shqipërisë me ardhjen e Rejës, Gjimshiti në 11-she me “mik” (FOTO LAJM)
Mungon vetëm zyrtarizimi, por Edy Reja shumë shpejt do të marrë drejtimin e kombëtares sonë. Strategu i njohur italian pritet që të marrë drejtimin e kuqezinjve për dy ndeshjet e muajit qershor. 73-vjeçari nuk tregon skuadër që nga qershori i vitit 2016, kur mbylli aventurën me Atalantën.
Skema e tij e preferuar është 4-2-3-1, teksa në kohën që drejtonte bergamaskët pjesë e formacionit të tij në fakt ishte edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Berat Gjimshitin, që ishte titullar në atë, duke formuar dyshen e qendrës me Masiellon. Por si ndryshon formacioni i kombëtares sonë me ardhjen e Rejës?

Me siguri që i pari që përfiton është Gjimshiti, i cili me siguri që do të jetë titullar, pasi është një njohje me vjetër me trajnerin. Në portë tashmë titullar do të jetë Strakosha, pasi njihen lidhjet e Rejës me Lazion, ndërkohë që ndikon edhe faktin se Berisha nuk është më titullar te Atalanta. Në mbrojtje Hysaj sigurisht mbetet titullar, ndërkohë që Veseli fiton balotazhin me Ismajlin, duke parë faktin se luan rregullt titullar në Seria A me Empolin. Në mbrojtje Binaku dhe Aliji do të luftojnë për një vend titullari.
Në mesfushë Memushaj është i sigurt për shkak të paraqitjeve fantastike në Seria B me Pescarën, ndërkohë që risia pritet të jetë Ndoji. Në mesfushë Abrashi mbetet titullar, ndërkohë që Roshi dhe Grezda mund të jenë titullar pas krahëve të Sadikut, që duket i pazëvendësueshëm në majën e sulmit. /Rozalb Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

