Siguruan ngjitjen në Seria A, tani Brescia ëndërron Balotellin
Brescia siguroi ngjitjen në Seria A pas plotë 8 sezonesh, teksa tashmë ëndërron që të ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm Mario Balotellin. Supermario është një tifoz i vjetër i “dallëndysheve” pasi Brescia është qyteti ku ai është rritur pasi aty jeton familja e tij adoptive por edhe prindrit e vërtetë. Balotelli ka një shtëpi afër stadiumit të Brescias dhe të gjitha këto janë arsye që të bësh të mendosh se rikthimi në Serie A dhe pikërisht në qytetin e tij të fëmijërisë nuk është thjeshtë një ëndërr për italo-ganezin.
Sulmuesi italian është nën kontratë me Marseille deri në 30 qershor dhe nuk dihet nëse do rinovojë me OM, ndërkohë që presidenti i Brescias Massimo Cellino kërkon të afrojë një lider për të udhëhequr skuadrën në Serie A, ndërkohë që Balotelli nëse kthehet në Itali do të ketë më shumë mundësi të grumbullohet edhe në kombëtare, por duke parë buxhetin e Brescias Supermario duhet të ulë ndjeshëm pagën për t’u bërë pjesë e skuadrës për të cilën bën tifo që i vogël.
KOHA JONË SONDAZH

