FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Simeone: S’e kemi frikë Messin, jemi optimist sepse s’kemi fituar më parë

Nesër në mbrëmje Atletico Madrid do të ketë shansin e artë për të rihapur kampionatin, pasi do të sfidojë Barcelonën që qëndron 8 pikë larg tyre, në vendin e parë. Lionel Messi ka shënuar 42 gola në 39 ndeshje gjatë këtij sezoni, por kjo nuk e frikëson aspak trajnerin e Los Colchoneros, Diego Simeone.

“Fjala e vetme që do të them, është se nuk kemi frikë. Trajneri i tyre po bën një punë të jashtëzakonshëm, duke i mbajtur në lojë në të tre kompeticionet”.

Simeone ka dështuar që të fitojë në 14 ndeshjet që ka sfiduar Barcelonën në “Camp Nou”, por kjo gjë nuk e shqetëson aspak strategun argjentinas: “Fakti që nuk kemi fituar, na bën edhe më optimist, sigurisht. Nëse fitojmë dhe dështojmë në duelin pasardhës, nuk ka shumë vlerë. Më bën të ndihem mirë që jemi rivalët e tyre më të afërt”, deklaroi Simeone. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?