FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sindikata e Futbollistëve reagon për episodin e dhunës së Nwabueze ndaj Bylis

Ndeshja mes Bylisit dhe Laçit solli një episod të pazakontë dhune. Kyrian Nwabueze i Laçit, nuk mbajti nervat pasi gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq dhe para se të dilte nga fusha, shkoi dhe provokoi lojtarët ballshiotë që reaguan.

Në atë moment, mes nigerianit me pasaportë amerikane dhe Carkanjit e lojtarëve të tjerë Bylis nisi një sherr i madh, teksa e pësoi edhe zëvendës-trajneri ballshiot, Bekim Kuli, i cili nga rrëmuja përfundoi i gjakosur.

Rreth këtij akti të turpshëm, ditën e sotme ka reaguar Sindikata e Futbollistëve Profesionistë. Sindikata shprehet në mbështetje të plotë të Komisionit të Disiplinës që do të marrë masat për ata që u përfshinë në sherr, ndërsa në reagimin e tyre bëjnë edhe ftesë për bashkëpunim me FSHF-në, Ligën, Shoqatë të Tifozëve dhe Medias që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë dënon fuqimisht aktet e dhunës të ndodhura në ndeshjen Bylis-Laci prej…

Swiss Digital Mobile Reklama

Posted by Sindikata e Futbollistëve Shqipëtarë on E Diele, 14 Shkurt 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?