Sirena alarmi për Santos, Mourinho “e sfidon” për kombëtaren
Pas muajsh pushim, Jose Mourinho është gati të rikthehet në stolin e një skuadre të rëndësishme. Është vetë trajneri luzitan, i cili ka zbuluar se sezoni i ardhshëm do ta gjejë në pozicionin ku u bë i njohur.
“Nuk po vuaj sepse nuk jam stërvitje, kam kohë për të menduar për gjëra të tjera. Por me ndershmëri, do të doja të kthehesha në sezonin e ardhshëm. Vendosa të mos trajneroj deri në fillim të sezonit të ardhshëm dhe dua vetëm të kthehem me një klub dhe një kampionat që më motivon “.-tha fillimisht Mourinho.
Sa i përket një akordi me Federatën Portugeze për të marrë drejtimin e kombëtares luzitane, “Special One” u shpreh:
“Fernando Santos nuk ka pse të shqetësohet. Unë nuk jam i interesuar që të marr tani drejtimin e kombëtares. Ne jemi miq të mirë. Kjo është diçka që unë do të doja të bëja para se të tërhiqem. Kam një rrugë të gajtë përpara dhe do të shohim nëse shansi vjen apo jo.”-përfundoi ish-trajneri i Realit të Madridit, Interit dhe Portos.
Mourinho nuk drejton një skuadër futbolli prej muajit dhjetor të vitit 2018, pasi u shkarkua nga drejtuesit e Manchester United për rezultate të dobëta.
KOHA JONË SONDAZH

