FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sirena greke për Mavrajn, mungon vetëm akordi për pagën

Mbrojtësi kuqezi, Mërgim Mavraj është aktualisht pa skuadër, por me shumë gjasa do të transferohet në kampionatin grek të futbollit, pasi skuadra e Aris e do me doemos mbrojtësin në skuadër. Sipas “Gazzeta.gr”, tratativat mes dy palëve kanë nisur dhe Mavraj ka marrë një ofertë të parë, që mësohet se është refuzuar.

Shkak për këtë refuzim është rroga e ulët që shqiptarit i është ofruar, por bisedimet vazhdojnë dhe shumë shpejt mund të arrihet akordi. Këtë gjë e pranuan dhe persona brenda klubit grek, që thanë se akordi me Mërgim Mavrajn është shumë pranë. Te skuadra e Aris, Mavraj do të bashkohej me shqiptarin tjetër, Migjen Basha.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?