Siti “blindon” Guardiolën, i zgjat kontratën deri në vitin 2021

Mançester Siti nuk ka ndërmend që të heq dorë nga Pep Guardiola. Me një titull kampion të rikthyer, por mbi të gjitha me rekordin e 100 pikëve, spanjolli ka marrë edhe bekimin e sheikëve të klubit për të zgjatur kontratën deri në vitin 2021, duke plotësuar në këtë mënyrë një cikël 5 vjeçar.

Pep ka firmosur zyrtarisht kontratën e re që e mban në radhët e City deri në vitin 2021, që ashtu siç bëri te Barcelona, por edhe te Bajerni për të plotësuar ciklin 5 vjeçar.

“Jam shumë i lumtur dhe entuziazmuar që punoj këtu. Kënaqem shumë të stërvit këta futbollistë dhe të bëj edhe më mirë në vitet që do të vijnë. Si menaxher i një skuadre, e rëndësishme është që të ndihesh mirë brenda grupit dhe unë ndihem shumë mirë. Çdo ditë punojmë për t’u përmirësuar dhe do të vijojmë në këtë drejtim, duke u përmirësuar në fushë dhe duke ndihmuar futbollistët tanë të rriten”, deklaroi në konferencën për shtyp Guardiola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?