Situata e çrregullt në Premier League mes City-it, United dhe Liverpool-it

Në Premier League ka ardhur momenti final i këtij edicioni, teksa parashikohet një garë e çmendur mes Manchester City-it dhe Liverpoolit në luftën për titullin kampion. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka edhe tre ndeshje për të zhvilluar (Huddersfield, Newcastle dhe Wolverhampton), ndërsa City ka katër ndeshje (derbi me United, Burnley, Leicester dhe Brighton).

Duke marrë në konsideratë faktin që për momentin Liverpooli është dy pikë përpara, City mund të shpallet kampion i Anglisë nëse i fiton të gjitha ndeshjet deri në fund. Tani duket e qartë për të gjithë se ndeshja vendimtare për titullin, përveç surprizave sensacionale, mund të jetë vetëm derbi i Manchesterit, i planifikuar për nesër në mbrëmje.

United ndërkohë është në pozicion shumë të keq me tifozët e tij, teksa është i njohur dhe rivaliteti mes Manchester United dhe Liverpulit. Marrëdhëniet e tyre nuk janë aspak të mira, madje ata do të preferonin më shumë që titullin ta fitonin rivalët e qytetit se “The Reds”. Në këtë mënyrë ata do të vijonin ngacmimet ndaj tifozëve të Liverpoolit për faktin që nuk fitojnë titullin prej një kohe të gjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Liverpool, në anën tjetër, duhet të shpresojë për një hap të gabuar të City-it ndaj United, ndërkohë që ekipi i Solskjaer është në garë për vendin e katërt dhe luan në këtë ndeshje së pari për veten e tyre. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?