FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Situata kaotike e Milanit, gjiganti anglez hedh sytë nga Donnarumma

Fatet e Milanit janë të varura nga rrugëtimi i saj në Kupat e Europës dhe një mos-kualifikim në UEFA Champions League do të sillte shumë pasoja tek ta. Mungesa e tyre në Champions do të detyronte kuqezinjtë që të shesin futbollistët e saj më kryesorë. Një prej tyre është Gianluigi Donnarumma.

Portieri 20 vjeçar ka zhvilluar një sezon fantastik dhe fakti që Milan është në garë për një biletë për në Champions është për shkak të tij. Dhe sipas “The Sun”, në garë për shërbimet e tij janë shumë skuadra, mes tyre dhe Manchester United.

“Djajte e kuq” po mendojnë për Donnarumma duke pasur parasysh shitjen e mundshme të David De Gea. Portieri spanjoll ka refuzuar ofertën e fundit të rinovimit, kështu që United duhet të vendosë nëse do ta shesë atë menjëherë apo do ta lejojë të largohet në fund të sezonit të ardhshëm me kosto zero.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?