Situata në skuadër dhe çështja CAS, Shehi i thotë të gjitha para Partizanit

Pas pushimit në fundjavë, Skënderbeu vjen e karikuar për takimin e nesër në kryeqytet. Korçarët do të sfidojnë Partizanin në “Selman Stërmasi”, ku sipas trajnerit Orges Shehi, fitorja është objektivi kryesor i tyre.

“Është një ndeshje që ka gjithçka brenda, kënaqësinë, emocionin dhe gjithçka që prodhon një përballje mes dy rivalëve që i kanë dhënë shumë futbollit shqiptar në vitet e fundit. Sa u përket problemeve në kampin e kuq, unë them se të gjithë skuadrat kanë probleme, por besoj se do të jetë shumë e vështirë si ndeshje.

“Do të më vinte mirë që skuadra ime të jetë 100% nesër. Të tregojë në fushë të njëjtën ego dhe dëshirë si në ndeshjet ndaj Teutës dhe Kukësit. Atje kishim 3 mungesa, si Radas, që ishte në Kroaci, Sibo i dëmtuar dhe Abazaj i pezulluar. Pas ndeshjes me Luftëtarin, kanë shfaqur shqetësime edhe Muzaka, Vangjeli dhe Dita, por që kanë arritur të rikuperohen, ashtu si edhe Sibo. I vetmi shqetësim është Taipi, që vijon të jetë jashtë grupit, ndërsa për pjesën tjetër mund të them se jemi në rregull.”

Swiss Digital Desktop Reklama

CAS? Është një çështje që na ka zgjatur pak si shumë. Jemi munduar që skuadrën ta mbajmë larg kësaj situate, pasi është një çështje që i përket studios tonë ligjore dhe njerëzve të tjerë në klub. Besoj se do të arrijmë të marrim pafajësinë dhe të vijojmë rrugën që kemi nisur para disa viteve.”-tha mes të tjerash Shehi për “Supersport”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Takimi mes Partizanit dhe Skënderbeut do të luhet të mërkurën e 10 prillit, duke nisur nga ora 18:30.

/Ora News.tv/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?