Situatë delikate te Gjermania, përplasje mes Neuer dhe Ter Stegen
Dueli mes Manuel Neuer dhe Marc-André ter Stegen për rolin e titullarit në portën e Gjermanisë duket se ka ndikuar në marrëdhënien midis të dyve. Skena e polemikave mes tyre është përforcuar dje, gjatë miqësores mes Gjermanisë dhe Serbisë.
Portieri i Barcelonës u hodh në fushë si zëvendësues, duke zëvendësuar “gardianin” e Bayern Munich, por përjetimi i Neuer ishte i qartë. “Manuel është ende portieri ynë titullar, por ai duhet ta meritojë fanellën si gjithë të tjerët”, ka thënë trajner Joachim Löw kohët e fundit, duke dashur të largojë zhurmën.
Duelin personal midis të dyve gjatë barazimit 1-1 me Serbinë e fitoi Ter Stegen. Neuer u mposht prej një goditjeje me kokë nga Luka Jovic, në pjesën e parë.
KOHA JONË SONDAZH

