FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skandal në Angli, klubi i njohur është financuar nga familja Bin Laden

Një skandal ka pushtuar futbollin anglez së fundi. Bëhet fjalë për klubin e Sheffield United që para pak kohësh siguroi ngjitjen në Premier Ligë.

Gjatë një gjyqi mes bashkëpronarëve të klubit Kevin McCabe dhe Princit Abdullah Bin Mosad Bin Abdolaziz Al Saud, të cilët zotërojnë të dy nga 50 % të aksioneve të skuadrës është zbuluar se një financim prej 3 milionë eurosh ka ardhur nga familja e Osama Bin Laden, një nga terroristët më të tmerrshëm në historinë e njerëzimit.

Ditën e enjte, avokati Andreas Gledhill, i cili po udhëhiqte ekipin ligjor të Abdullahut tha se McCabe e dinte shumë mirë nga vinin paratë e investuara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?