FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skandal në Angli, Wolves kalon në avantazh ndaj City-it me një gol të shënuar me dorë (VIDEO)

Premier League këtë sezon zgjodhi që të mos kërkonte përdorimin e teknologjisë “VAR”, por tashmë pasojat e këtij vendimi kanë filluar që të vihen re. Në ndeshjen që po luhet mes Wolves dhe City-it, vendasit kanë kaluar në avantazh në minutën e 57-të me një gol të shënuar me dorë nga Willy Boly.

Pamjet e përsëritjes së aksionit tregojnë dukshëm prekjen e topit në momentin e fundit me dorë. Me gjithë kontestimet e shumta të qytetarëve, arbitri e dha të rregullit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?