FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skandal në ndeshjen Besa-Bylis, goditen gjyqtarët e ndeshjes (VIDEO)

Nuk kanë fund skandale në futbollin shqiptar. Kryesfida e sotme në Kategorinë e Parë, mes Besës dhe Bylis ka degjeneruar në dhunë dhe një ngjarje të turpshme. Pas kartonit të kuq të Danajt për ekipin vendas, tifozeria vendase ka reaguar shumë keq dhe nga tribuna është goditur pas shpine vijërojtësi Denis Rexha.

Gjyqtari Klajdi Kola u bëri shenjë asistentëve të tij se do të ndërpriste ndeshjen dhe për këtë arsye ka nxituar të dalë nga fusha. Por aty është gjendur përballë një rrebeshi gurësh e shishesh që fluturonin nga tribunat. Edhe ndërhyrja e policisë nuk qetësonte tifozerinë që nuk lejonte gjyqtarët të afroheshin te tuneli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?