FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skandali i Skënderbeut, reagon ish-trajneri Mirel Josa

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, ka folur në lidhje me akuzat për trukim që “rrethojnë” ekipin e Skënderbeut. Strategu i njohur drejtoi për 4 vite korçarët dhe arriti të shpallej kampion me skuadrën e juglindore. Marrëdhëniet e tij me presidentin Ardjan Takaj nuk janë aspak të ngrohta dhe këtë e pranon vetë në një prononcim për “Insporti.com”.

“E para, unë nuk kam shokë në futboll dhe e dyta po ta kisha shok presidentin e Skënderbeut nuk do të më largonte nga skuadra e tij. Unë jam plotësisht i pastër dhe nuk më bëjnë përshtypje atë që shkruhet në media”, tha tekniku në lidhje me këtë temë.

Josa është në krye të ekipit të Prishtinës, pasi u largua nga Shqipëria.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?