Skandali/ Votat e “Topit të Artë” u manipuluan dhe një gazetar nuk ekziston
Luka Modric fitoi “Topin e Artë” për vitin 2018, por siç ka ndodhur shpesh vitet e fundit, ka dyshime për sa i përket votimeve dhe ato vijnë nga Afrika. Gazetari i ishujve Comore, Abdou Boina, mësohet se nuk ekziston fare. Këtë e zbulon një fotograf, Toimimu Abodu, që kishte punuar me sitin “albaladcomores.com”, duke deklaruar se e përditshmja nuk ekziston prej disa vitesh. Ndërkohë, presidenti i unionit të shtypit sportiv në Comore, shtoi se nuk ka asnjë gazetar me emrin Abdou Boina në shoqatën e tyre.
Problemi tjetër ka ardhur nga Trinidad dhe Tobago, ku gazetari Ladana Liburd ka akuzuar se klasifikimi i tij për Topin e Artë është manipuluar. Në një postim në Twitter, ai konfirmoi se kishte votuar në këtë rend: Messi, Modric, Ronaldo, Salah dhe Griezmann. Ndërkohë, klasifikimi zyrtari Trinidad dhe Tobagos ishte: Griezmann, Salah, Ronaldo, Modric dhe Messi.
Kjo nuk është hera e parë që ka pasur konfuzion në lidhje me votimet, sidomos nga vendet e vogla, por gjithsesi kjo nuk pritet të ndryshojë asgjë me rezultatin përfundimtar. Pas 10 vitesh dominim, ku Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi fituan nga 5 herë secili “Topin e Artë”, Luka Modric u bë kroati i parë në histori që e fiton këtë çmim prestigjoz, duke thyer hegjemoninë e portugezit dhe argjentinasit.
KOHA JONË SONDAZH

