Skandaloze, zbulohen përgjues në stadiumin e klubit spanjoll
Rrjedhja e informacionit nga njëra skuadër në tjetrën është bërë problem në shumë raste, ndërkohë që ngjarja e fundit është mjaft tronditëse.
Në stadiumin e skuadrës së Segunda Divizion në Spanjë, Granadës, janë zbuluar tre kamera përgjuese, të fshehura në hyrjen e dhomës së zhveshjeve, si dhe në dhomën e pajisjeve sportive të klubit. Informacionet i kanë kaluar organeve kopetente, ndërsa policia ka nisur hetimet. I dyshuari kryesor është Angel Gonzalez Segura, ish-drejtues i klubit.
“Gonzalez Segura, në bisedat me miq mburrej se ai kishte instaluar një aparat fotografik në zyrën e drejtorit sportiv dhe kishte biseda private me këtë të fundit,” thotë ankesën, sipas El Mundo.
Kamerat ishin maskuan në sensorët volumetrikë dhe në alarmet e zjarrit.
KOHA JONË SONDAZH

