Skena lufte në futbollin gjerman, huliganët futen në fushë dhe sulmojnë tifozët kundërshtarë (Video)

Një episod i pakëndshëm ka ndodhur mbrëmë në kategorinë e dytë të kampionatit gjerman në sfidën Holstein Kiel – St. Pauli.

Një grup tifozësh ultras të skuadrës së Kiel-it, të cilët mund të përkufizohen edhe si huliganë, zbritën në fushën e lojës për të hedhur flakadanë në drejtim të tifozerisë së St. Paulit, duke krijuar një situatë shumë të tensionuar.

Një kaos i vërtetë që rrallë herë mund të shihet në një ndeshje futbolli dhe në një shtet si Gjermania e cila shquhet për rregullat e forta. Federata e Futbollit pritet të marrë masa ndëshkuese për skuadrën vendase e cila është përgjegjëse për incidentin e shkaktuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata që ndërhynë në mes të këtij kaosi ishin vet futbollistët e St.Paulit, ndërkohë që erdhi edhe ndihma e policisë, e cila raportoi për shumë persona të arrestuar për këtë ngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?