Skënder Gega: Partizanin e paskan frikë, tifozët janë lojtari jonë i 12-të

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka dalë sot para mediave në prag të takimit që skuadra e tij luan në transfertë ndaj Teutës. Pas dënimit të Disiplinës, Gega është shprehur se të gjithë e kanë frikë Partizanin, madje dhe se po mundohen që ta pengojnë.

Vendimi i Disiplinës: Edhe në familje asgjë nuk është e përkryer, sidomos në Shqipëri. Ju e shihni çfarë ndodh në stadiumet tona. Askush s’na pyet nëse kemi pasur ujë të ngrohtë apo të ftohtë pas ndeshjes. Askush nuk pyet se çfarë rregullash apo ligjesh ka 20 km larg Tiranës, autobusi nuk hyn dhe ecim 10 km në këmbë. Dua që të paktën mos të na heqin tifozët. Nuk e dija që e kanë kaq frikë Partizanin. Nuk e dija që duan ta pengojnë me çdo rrethanë. Jemi në gjendje të mirë me lojtarët dhe tifozët. Jemi familje. Nuk kam premtuar as fitore dhe as titull, por do të shohim vetëm nga ndeshja e radhës për të fituar. E dua stadiumin plot edhe kundër nesh. Unë i bëj thirrje tifozëve këtu që të mos tërhiqen edhe pse nuk dot jenë ndeshjen me Kukësin. Janë pjesa jonë e rëndësishme. Durrësi është afër dhe luajmë në shtëpinë tonë.

Teuta: E shohim si të radhës dhe është e fortë. Këtë ndeshje shkojmë vetëm për të fituar. Asgjë nuk kam vendosur për formacionin. Do të ketë lëvizje shumë të vogla. Hebaj? Ai është “pyka” e grupit dhe ai që të gjithë ju keni kërkuar. Nesër do të jetë titullar. Mala? Nuk e parashikoj dot ndeshjen. Edhe për Malën do të shoh. Nuk prishet ajo që është kryesorja. Mala përshtatet mirë dhe ka luajtur si mbrojtës në të kaluarën. Do të ishte mirë të kishim Ibrahimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ultras Guerrils: Tifozët janë lojtari ynë i 12-të, ata i japin bukuri stadiumeve. Në derbi tifozët u sollën shumë mirë dhe krijuan atmosferë. Pa tifozë është bosh. Shpresoj të ndryshojnë gjërat deri me Kukësin. Nuk është dhunë pse përqafon futbollistin. Dhunë është kur ndërpret ndeshjen, sulmon arbitrin ose futbollistët, por jo të përqafosh dikë. Ai u fut dhe iku për 30 sekonda. Futja e tifozëve në fushë nuk them që është shembull i mirë, por ka tolerime dhe investigim se sa kanë ndikuar në ndeshje. Është ndryshe rasti i Tiranës. Kompania që ka marrë përsipër ndeshjen, duhet të jetë vigjilente pasi është lehtë të hash fara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Politika e klubit ndaj FSHF-së: Nuk duhet të merret sjella e mirë dhe profesionalizmi si dobësi dhe modesti. Ne po mundohemi të japim shembullin e mirë brenda dhe jashtë fushe dhe duam të japim një mesazh te mediat dhe kudo si nivel i lartë profesionalizmi, por nëse kjo e shqetëson FSHF-në.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?