Skënderbeu fiton trofeun e Supërkupës së Shqipërisë, mund Laçin

Skënderbeu është fituesi i Superkupës së Shqipërisë për vitin 2018. Skuadra korçare ka ngritur trofeun e parë sezonal, pasi ka mundur në finalen e madhe skuadrën e Laçit, me rezultatin 3-2. Bardhekuqtë kanë triumfuar ndaj kurbinasve, falë një përmbysje vendimtare, me plot 5 gola në 45’ minutat e dyta të ndeshjes.

Skuadra e Laçit ajo që kaloi e para në avantazh, kur në minutën e 48’, Lushkja ka zhbllokuar rezultatin për t’i dhënë epërsinë bardhezinjve. Një avantazh që ka zgjatur vetëm 6 minuta, pasi në të 54-t, Aliti ka barazuar shifrat për Skënderbeun.

Bardhekuqtë kanë përmbysur rezultatin në të 68-n, kur Muzaka kthehu në gol një 11-metërsh të akorduar në favor të korçarëve, ndërsa në të 71-ën Bregu thellon avantazhin e Skënderbeut në 3-1. Xhixha rihap ndeshjen 6 minuta nga fundi, por pa mundur që të arrijnë barazimin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?