Skënderbeu-Flamurtari, njihuni me formacionet zyrtare të super ndeshjes
Pas pak minutash do të luhet ndeshja e parë e javës së 19-të e Kategorisë Superiore mes Skënderbeut dhe Flamurtari, e cila është edhe kryendeshja e kësaj jave. Përballja në Korçë zhvillohet mes skuadrave që ndajnë vendin e parë dhe të dytë edhe pse me një distancë +8. Mbrojtja dhe sulmi më i mirë këtë herë do të vihen përballë, në një ndeshje që mund të hap apo mbyll llogaritë në Superiore.
FORMACIONET ZYRTARE
SKËNDERBEU: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Muzaka, Osmani, Lilaj, Gavazaj, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja
FLAMURTARI: Nurkoviç, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Musta, Useini, Zuka, Muarem, Nedeljkoviç, Alvesh, Bushiç. Trajner: Shpëtim Duro
KOHA JONË SONDAZH

