Skënderbeu-Flamurtari, pa raste dhe gola në 45 minutat e para
Skënderbeu dhe Flamurtari prodhojnë një ndeshje të mërzitshme, pasi në 45 minutat e para nuk dhurojnë asnjë shans shënimi. Skënderbeu dominon në mbajtjen e topit, por korçarët nuk arrijnë që të konkretizojnë mundësitë e tyre për shënim. Në minutën e 11-të, Soue, u rrëzua brenda zonës, por gjyqtari vijoi lojën.
Flamurtari kundërpërgjigjet me Bushiç, por sulmuesi i vlonjatëve nuk kontrollon topin siç duhet i vetëm para portës kundërshtare, duke kujtuar se ishte në pozicion jashtë loje dhe lë sferën të përfundojë në fundore.
Për të parë rastin e parë të rrezikshëm, mendon Mici në minutën e 36-të. Mbrojtësi futet mjaft mirë brenda zonës, por tentativa e tij përkëdhel rrjetën e jashtme. 4 minuta më pas Alvesh provon më në fund të gjuajë në portë me një tentativë të fortë nga e majta, por Shehi është në pozicion.
KOHA JONË SONDAZH

