FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeu godet në merkato, i rrëmben Vilën Partizanit

Emiljano Vila është futbollisti më i ri i skuadrës së Skënderbeut. Mesfushori i Partizanit pas lënies jashtë nga skuadra e të kuqve, do të luajë për pjesën tjetër të sezonit te ekipi korçar.

Mesfushori ka arritur akordin me skuadrën korçare ku do të vihet që këtë të premte nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. 29-vjeçari përforcon në këtë mënyrë një konkurrent direkt të Partizanit, pasi u konsiderua si i panevojshëm për skuadrën duke e lënë jashtë grumbullimit në Antalia.

Skënderbeu nuk ka humbur kohë duke e rrëmbyer, për të vepruar njëlloj se me Muzakën, i cili u konsiderua i panevojshëm te Tirana, por më vonë u kthye në një nga pikat më të forta të ekipit të Dajës. Për të parë nëse kjo gjë do të ndodhë sërish duhet të presim fundin e sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vila në 16 javët e para është aktivizuar në 15 ndeshje, duke dhënë dhe një asist për shokët e ekipit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?