Skënderbeu miqësore me rivalin e Bajernit në Champions League
Skënderbeu po zhvillon fazën përgatitore për pjesën e dytë të sezonit në Antalia të Turqisë, teksa deri më tani kanë zhvilluar vetëm një ndeshje, të humbur 3-0 ndaj Bursaspori.
Testi i radhës për juglindorët do të jetë ndaj ekipit të njohur turk, Besiktas, që do të zhvillohet më 12 janar, ora 15:00, në kompleksin “Antalya Gloria Sports Arena”.
Besiktas mban vendin e 4-t, pas 17 javësh kampionat, në Superligën Turke, vetëm 6 pikë larg nga vendi i parë, ndoshta i kondicionuar edhe nga pjesëmarrja në grupet e “Champions League”, ku vlen të përmendet fakti se gjiganti turk kaloi në fazat me eliminim direkt dhe tashmë do të ndeshet me Bayern Mynih, në 1/16 e këtij kompeticioni.
Kjo nuk është hera e parë që Skënderbeu ndeshet me Besiktas. Kujtojmë që të dyja ekipet janë ballafaquar 2 herë në grupet e “Europa League”, sezoni 2015-2016, teksa në të dyja sfidat kanë dalë fitues turqit.

KOHA JONË SONDAZH

