FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeu mund Luftëtarin, Kamza “paqe” dhe spektakël me Flamurtarin (VIDEO)

Skënderbeu vijon rezultatet pozitive në kampionat, teksa ka mposhtur 0-2 Luftëtarin. Të dy golat për korçarët, u shënuan në pjesën e dytë.

I pari që shënoi ishte u sapohedhuri në fushën e lojës nga Shehi, Hoxhaj në minutën e 69-të. Më pas, në të 80-të, dyfishoi Dita, pas një shërbimi fantastik të Gripshit. Deri në fund, nuk pati më raste, dhe gjirokastritët e Mezanit pësuan një tjetër humbje, ndërsa Skënderbeu ngjitet përkohësisht në vendin e parë, një pikë më shumë se Partizani.

Ndërkohë ndeshja tjetër mes Kamzës dhe Flamurtarit ka dhuruar spektakël, por është mbyllur në shifrat 2-2. Plaku zhbllokoi rezultatin në minutën e 5-të, ndërkohë që vlonjatet përmbysën gjithçka me Bushic në minutën e 23-të dhe Musta në minutën e 54-të. Dy minuta nga fundi, Rolovi barazoi rezultatin. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?