FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeu mundet 3-0 në testin e parë ndaj Bursasporit

Skënderbeu e ka mbyllur me një humbje 3-0 testin e parë miqësor në Antalia të Turqisë ndaj ekipit të Bursasporit. Skuadra e Ilir Dajës prej disa ditësh ndodhet në Turqi, ku edhe do të bëjë disa teste miqësore.

Në ndeshjen e zhvilluar ndaj skuadrës turke, tekniku i korçareve zbriti në fushë me një formacion 4-2-3-1, teksa në portë e nisi titullar Teqja, ndërkohë që Muzaka, Gavazaj dhe Xhejms mbështesnin Soue në sulm. Pjesa e parë ishte e mirë për Skënderbeun, që e mbylli me rezultatin e barabartë 0-0.

Në fraksionin e dytë vendasit dominojnë, teksa gjejnë rrugën e  rrjetës në minutën e 51 me Jusuf, i cili shfrytëzon më së miri një aksion të shpejtë të ekipit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadra korçare bëri disa zëvendësime, por sërish nuk mundi që të gjente golin e barazimit. Në fundin e ndeshjes skuadra turke shënon edhe dy gola të tjerë.  Në minutën e 89 është Sinan që shënon golin e dytë, ndërkohë që Kambo nga pika e bardhë vulosi rezultatin 3-0.

Swiss Digital Mobile Reklama

Formacioni i Skënderbeut: Teqja, Vangjeli, Osmani, Jshanica, Mici, Lilaj, Nimaga, Muzaka, Gavazaj, Xhejms dhe Soue.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?