Skënderbeu, ndaj Dinamos së Kievit për kualifikimin

Skënderbeu do të luajë mbrëmjen e sotme ndeshjen e pestë të fazës së grupeve të Europa League. Në “Elbasan Arena”, korçarët do të përballen me Dinamon e Kievit, skuadrën që kryeson grupin B. Ukrainasit vijnë në Elbasan pasi kanë siguruar kualifikimin për në fazën tjetër. Të paktën në letër, ky kualifikim e zbeh motivimin e Dinamos së Kievit për të dhënë maksimumin e vet.

Mundësitë e Skënderbeut për fitore janë reale dhe, në rast fitoreje sonte, kjo do t’i linte të hapura shpresat e kualifikimit. Por jo gjithçka varet nga kjo ndeshje. Në përballjen paralele të grupit, atë mes Partizanit të Beogradit dhe Yong Boys të Zvicrës duhet që serbët e Partizanit të humbasin, për t’i lënë të hapura mundësitë e Skënderbeut.

Objektivi sportiv i Skënderbeut shoqërohet gjithashtu me një faturë të majme financiare, të paktën për nivelin e futbollit tonë. Skuadra e presidentit Ardjan Takaj, deri në këto momente ka arkëtuar 3 milionë e 760 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithsesi, kjo shifër nuk e ka thyer ende rekordin e fazës së grupeve të dy viteve më pare, kur fitimet e skuadrës korçare shkuan në rreth 6 milionë euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?