FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeu paralajmëron tifozët: Qetësi dhe kulturë, kemi vendosur kamera në stadium

Skënderbeu do të luajë sot ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Kukësit me tifozë pas dënimit nga trazirat në duelin ndaj Partizanit. Klubi korçar ka paguar pjesën tjetër të dënimit dhe nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë me dije se në stadium janë vendosur kamera sigurie dhe ka kërkuar nga tifozët që të kenë kujdes me veprimet e tyre.

Deklarata për shtyp

Të dashur tifozë,

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas më shumë se një muaji të dënuar për të luajtur pa praninë e tifozëve, klubi ka paguar pjesën e mbetur të dënimit dhe sot do të kemi mundësinë dhe kënaqësinë të luajmë me praninë tuaj në stadium.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëshirojmë t’iu njoftojmë dhe të sqarojmë opinionin publik dhe në veçanti tifozët tanë se klubi ka implementuar disa masa shtesë në bazë të ligjit të ri për sportin. Për t’iu përshtatur ligjit, dhe për të krijuar lehtësirat e nevojshme Forcave të Policisë, klubi ka instaluar në stadium kamera sigurie.

Synimi ynë nuk është dëmtimi i tifozëve por krijimi i kushteve maksimale dhe brenda ligjit për mbarëvajtjen e çdo takimi që do të luhet në vijim të sezonit në stadiumin ‘Skënderbeu’ për të mos përsëritur situatat e krijuara gjatë takimit të parë sezonal.

KF Skënderbeu, ju bën thirrje të gjithë tifozëve për bashkëpunim, qetësi dhe kulturë. Jemi të sigurt dhe shprehim besimin tonë se të gjithë së bashku do të krijojmë në vazhdim ambientin e duhur për të zhvilluar një takim futbolli në kushte normale dhe brenda rregullave.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?