FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeu përmbys Kamzën, Laçi dhe Luftëtari paqe dhe spektakël

Skënderbeu nuk ndalet as në momentin më të vështirë, kur gjendet mes akuzave të UEFA-s. Skuadra korçare ka fituar me përmbysje ndaj Kamzës me rezultatin 2-1. Vendasit e mbyllën në avantazh pjesën e parë, teksa gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 12-të me anë të sulmuesit Realdo Fili. Fieraku realizoi mjaft bukur nga distanca duke mposhtur portierin Shehi me një të djathtë potente. Fraksioni i dytë nisi mjaft mirë për Skënderbeu që gjeti golin e barazimit me Vilën. Ish-mesfushori i Partizanit do të gjente sërish rrjetën në minutën e 70-të. Ai realizon me kokë pasi gjendet i pa mbuluar në zonë.

Nuk ka fitues në Laç, teksa vendasit kanë barazuar 2-2 ndaj Luftëtarit. Skuadra gjirokastrite e nisi me gol ndeshjen që në minutën e dytë me Vasil Shkurtajn. Sulmuesi kontrollon topin brenda në zonë dhe në mes Gjonit e Uzunit arrin të dalë i lirë dhe përballë Selmanit nuk gabon dhe e dërgon topin në rrjetë. Vendasit mbetën me një lojtar më pak që nga minuta e 14-t pas ndëshkimit të Fangaj me karton të kuq. Në minutën e 14-të bluzinjtë zbritën mirë në kundërsulm, me Bregun që mori një top dhe po shkonte drejt portës së vendasve, por Fangaj e mban atë dhe shkakton faull. Pjesa e dytë nis me gol pasi Rroca ka ndëshkuar Selmanin me një goditje nga distanca. Ndeshja ndizet pas 4 minutash, pasi Shtubina ka rikthyer vendasit në lojë, teksa ka mposhtur me kokë portierin e Luftëtarit. Vendasit nuk ndalen teksa në minutën e 65-të Nika barazon rezultatin pas një gabimi fatal të portierit Ruçi, pas një dalje të gabuar./Koha Jonë/

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?