Skënderbeu reagon: Lajme të pavërteta, UEFA ka shlyer çdo detyrim ndaj nesh
Skënderbeu ka reaguar me anë të faqes së tij zyrtare, duke hedhur poshtë lajmin për bllokimin e parave nga ana e UEFA-s të publikuar në të përditshmet sportive. Sipas klubit korçar UEFA ka shlyer të gjitha detyrimet financiare në lidhje me aktivitetet europiane.
Reagimi i plotë i klubit korçar:
“Duke marrë shkas nga shkrimi i publikuar sot në gazetën ‘Panorama Sport’, në lidhje me detyrimet financiare të UEFA-s karshi KF Skënderbeu, dëshirojmë të mohojmë kategorikisht lajmin e publikuar në shtypin e shkruar, sot më datë 19 maj 2018.
Shpjegojmë se UEFA ka shlyer çdo detyrim financiar karshi klubit për aktivitetet europiane të sezonit aktual dhe nuk ka asnjë detyrim të prapambetur. Shprehim keqardhjen tonë që prej disa ditësh, media po trillon lajme totalisht të pavërteta karshi KF Skënderbeut dhe drejtuesve të klubit.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Me respekt, KF Skënderbeu
KOHA JONË SONDAZH

