FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeu reagon pas përjashtimit nga UEFA: Do e fitojmë çështjen në CAS

Skënderbeut ka reaguar pas dënimit të UEFA-s duke e quajtur të padrejtë vendimin për përjashtimin me 1 vit nga kupat e Eurpës dhe gjobitjen me 100 mijë euro nga Komisioni i Etikës.

Reagimi i plotë i klubit të Skënderbeut:

UEFA pezullon padrejtësisht Skënderbeun nga Europa për sezonin 2016- 2017

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka mbërritur sot në zyrat e klubit KF Skënderbeu, vendim i UEFA-s i cili ka pezulluar padrejtësisht ekipin e Skënderbeut për një sezon (2016 -2017) nga Kupat e Europës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftojmë gjithë familjen bardhekuqe, që pavarësisht këtij vendimi, aspak te drejtë, aspak te provuar dhe argumentuar, të marrë në dëmin e klubit tonë, që ky vendim do te kundërshtohet në instancat më të larta.

Jemi të sigurtë që e drejta e mohuar në UEFA, do të fitohet në CAS nga klubi ynë.

Bëjmë me dije të gjithë tifozerinë korçare, që ka nisur menjëherë përgatitja e dokumentacionit nga grupi i specializuar i avokatëve për ta paraqitur mbrojtjen e “KF Skënderbeu” në Gjykatën e Arbitrazhit në Luzanë.

Skëndërbeu është i qetë, nuk do të dorëzohet dhe sigurisht nuk do të heqë dorë nga e drejta absolute e mohuar padrejtësisht në mënyrën më flagrante.. Sëbashku jemi më të fortë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?