Skënderbeu reagon pas sulmit ndaj Gjokës: Ngjarje e shëmtuar dhe e paprecedent!

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka u sulmua dje me thikë nga një person i panjohur në përfundim të seancës stërvitore. Fatmirësisht, ngjarja përfundoi pa pasoja. Dis minuta më parë për këtë ngjarje ka reaguar dhe klubi i Skënderbeut. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Skënderbeu ka dënuar ngjarjen dhe i ka shprehur mbështetjen Gjokës.

Reagimi i plotë i klubit korçar

Klubi i Futbollit ‘Skënderbeu’ shpreh mbështetjen maksimale ndaj trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka, i cili u sulmua ditën e djeshme fizikisht pas përfundimit të stërvitjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarje e shëmtuar dhe e papreçedent ndaj ‘institucionit’ të trajnerit, ngjarje e cila nuk ka lidhje me botën e futbollit, misionit dhe mesazhit pozitiv dhe ‘Fair Play’ që të gjithë ne, antarët e komunitet sportiv në Shqipëri duam të përçojmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Stafi teknik i klubit me në krye trajneri Ilir Daja janë shprehur të shqetësuar mbi këtë ngjarje dhe kërkojnë nga autoritetet përkatëse zgjidhjen e situatës, kapjen e autorit dhe mbrojtjen e profesionit të trajnerit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?