Skënderbeu rikthehet me fitore në Superiore, mund Egnatian (VIDEO)

Skënderbeu ka arritur një fitore të madhe 1-0 në ndeshjen hapëse në Superiore, duke mundur Egnatian në Rrogozhinë. Një gol i shënuar nga braziliani Yuri Merlim, i dha fitoren korçarëve në rikthimin e tyre në Superiore.

Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, në të dytën Egnatia u shfaq më kërkuese. Rrogozhinasit ishin të pafat edhe në fund të ndeshjes, teksa përsëri panë që shtylla tu mohonte golin e barazimit.

Skënderbeu merr kështu 3 pikët e para në kampionat, ndërsa Egnatia duket se ka ende shumë gjëra për të përmirësuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?