Skënderbeu rrezikon dënimin e dytë, në vitin 2016 u përjashtua për një vit

Këshilli i arbitrazhit sportiv më 6 korrik 2016, ka dënuar skuadrën e Skënderbeut për një 1 vit jashtë kompeticioneve Europiane. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë hodhi poshtë ankesën e korçarëve, kundër dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës së UEFA-s dhe të konfirmuar nga Komisioni i Apelit më 1 Qershor, në të cilin Skënderbeu deklarohej i papërshtatshëm për të marrë pjesë në turnetë ndërkombëtare, pas hetimit për trukime.

Paneli i CAS-it hodhi poshtë ankesën dhe konfirmoi vendimin e UEFA-s, më 1 Qershor 2016″, theksohej në vendimin e publikuar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. Skënderbeu u bë klubi i parë shqiptar, që u penalizuar nga UEFA pas dyshimeve për trukime, ndërsa me përjashtimin e kampionëve të Shqipërisë, Ferencvaros-i kualifikohet në turin e tretë eliminator të Champions pa qenë nevoja të luajë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?