Skënderbeu shkatërron Teutën në sfidën e kthimit, pret biletën për në gjysmëfinale (VIDEO)
Skënderbeu nuk dhuron asnjë surprizë, duke fituar dhe ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës së Teutës. Skuadra korçare pas suksesit 2-0 në duelin e parë në Durrës, këtë herë ka fituar në shifrat 3-0 në shtëpi. Teuta e nisi mirë ndeshjen duke qëndruar për një pjesë të mirë të kohës në fushën e skuadrës vendase, sërish nuk arriti që të shënojë. Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë Sabien Lilaj realizon golin e avantazhit pas një goditje të fortë në hyrje të zonës, duke çuar të qetë ekipin e teknikut Daja në dhomat e zhveshjes.
Pjesa e dytë nuk dhuron shumë surpriza, teksa vendsi gjejnë dhe golin e dytë me Soue. Bomberi i korçareve nuk gabon përballë portierit Moçka. Skuadra e Dajës nuk këtu, pasi me nj kundërsulm të shpejt në minutën e 70-të shënojnë dhe golin e tretë. Jashanica kroson nga e djathta, ndërsa Soue devijon topin në rrjetë për herë të dytë në aspektin personal dhe të tretë për korçarët. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

