FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeu shokon Vllazninë në “frymën e fundit”, Flamurtari frenon Bylisin (VIDEO)

Skënderbeu vijon formën fantastike në Kategorinë Superiore duke marrë një fitore të madhe 1-0 në transfertën ndaj Vllaznisë. Bajram Jashanica u rikthye titullar në qendër të mbrojtjes së korçareve duke zhvilluar një paraqitje thuajse perfekte.

Kur u duke se dueli do të mbyllej me rrjetet e paprekura, Blerim Krasniqi finalizoi një aksion model të Skënderbeut  në minutën e tretë shtesë, pas kombinimeve mes Bregut dhe Meksit.

Me këtë fitore Skënderbeu u ngjit në kuotën e 35 pikëve, po aq sa edhe Bylis që nuk di të fitojë në këtë vit 2020 në Kategorinë Superiore pasi barazoi pa gola në Adush Muça ndaj Flamurtarit të vendit të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ballshiotët të cilët shpërdoruan edhe një penallti me portierin Isli Hidi që goditi traversën regjistruan barazimin e 5-të rresht. Kapi Partizanin në kuotën e 38 pikëve Laçi që bëri detyrën në Gjirokastër duke fituar 0-2 edhe pse me vështirësi. Nëwbueze me penallti në minutën e 66-të që shënoi golin e 17-të sezonal në Superiore dhe Redon Xhixha në të 88-ën vulosën fitoren e Laçit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?