FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeu thyen Kukësin, Gripshi i jep 3 pikë korçarëve (VIDEO)

Skënderbeu ruan hapin e Partizanit, duke fituar minimalisht 1-0 ndeshjen kryesore të javës së 7-të ndaj Kukësit. Në Korçë, skuadra e drejtuar nga trajneri Orges Shehi ishte dominuese.

Në minutën e 17-të, Gripshi realizoi golin e avantazhit. Pas një harkimi nga e djathta të Bregut, sulmuesi goditi me kokë mjaft mirë brenda zonës. Në minutën e 30-të, korçarët kishin një mundësi të artë për të shënuar golin e dytë me penallti, por Muzaka nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë duke e çuar topin jashtë kuadratit.

Në pjesën e dytë, Kukësi tentoi që të gjente golin e barazimit, por vendasit u mbrojtën mirë. Me këtë fitore Skënderbeu ngjitet në vendin e dytë me 14 pikë, dy më pak se Partizani kryesues. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?