FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeu zyrtarizon blerjen e parë në merkaton e dimrit, vjen nga Apolonia

Skuadra e Skënderbeut bën goditjen e parë zyrtare në merkato e dimrit, teksa ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit 21-vjeçar Blerim Krasniqi. Pasi ka arritur marrëveshjen me Apoloninë, klubi korçar ka firmosur me Krasniqin një kontratë për 3 vite e gjysmë.

21 vjeçari i lindur në Kavajë ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e Apolonisë duke shënuar 13 gola në 13 ndeshje në kupë dhe kampionat. Performanca e tij dhe golat kanë bindur trajnerin Ilir Daja, i cili ka kërkuar blerjen e kartonit të tij. Krasniqi është bashkuar me pjesë tjetër të ekipit në Antalia dhe menjëherë ka dalë në stërvitje.

“Jam mjaft i lumtur që jam tashmë pjesë e Skënderbeut, ekipit më të mirë në Shqipëri. Krenar që jam pjesë e këtoj klubi të madh. Prisja të vija në qershor pasi më mbaronte kontrata por u ndjeva i surprizuar pasi klubet arritën marrëveshjen. Fjalët janë të tepërta për klubin tim të ri pasi për të flet ecuria europiane. Jam me këmbë në tokë dhe premtoj që do të jap më të mirën për fanellën bardhekuqe. Shpresoj ta bind dhe trajnerin dhe të kem minuta dhe në kampionat”, u shpreh ai për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?