Skiatorja shqiptare Suela Mëhilli starton garën në Olimpiadën Dimërore

Skiatorja shqiptare Suela Mëhilli ka startuar garimin në slalomin gjigant në Lojërat Olimpike Dimërore “Pejang 2018” duke u pozicionuar ne vendin e 53. Skiatorja që përfaqëson flamurin kuq e zi realizoi me sukses raundin e parë, duke u pozicionuar në vendin e 60-të mes 81 pjesëmarrëseve, me kohën 1 minutë 24 sekonda e 67 të qindtat.

Kjo paraqitje i lejoi 24-vjeçares nga Vlora që të vijonte konkurrimin në raundin e dytë, në të cilën Suela Mëhilli arriti të fitonte 7 vende në krahasim me paraqitjen e mëparshme, duke e mbyllur garën në vendin e 53-të në renditjen e përgjithshme.

Skiatoria shqiptare ishte afro tre sekonda më e shpejt se në raundin e parë. Me kohën e përgjithshme 2 minuta, 46 sekonda e 57 të qindtat në të dyja provat, distanca nga amerikania Mikaela Shifrin, që ishte edhe fituese e medaljes së artë, ishte mbi 26 sekonda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse larg betejës për zonën e lart të renditjes, paraqitja e flamurmbajtëses kuqezi ishte për tu vlerësuar, pasi Mëhilli arriti që të linte pas vetes afro 30 pjesëmarrëse në garën e slalomit gjigant.  Rezultati në Lojërat Olimpike Dimërore të Pejangut, është më i mirë sesa ai që skiatorja shqiptare regjistroi në Sochi 2014, garë në të cilën ishte renditur në vendin e 60.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?