Skriniar i thotë “jo”rinovimit me Interin, i ka dhënë fjalën skuadrës së PSG
E ardhmja e Milan Skriniar me shumë mundësi mund të jetë te Paris Saint-Germain. Sipas asaj që raportohet nga Le Parisien, mbrojtësi sllovak, pasi ka refuzuar ofertën e rinovimit të zikaltërve, në fakt i ka dhënë fjalën PSG-së për të nënshkruar kontratën me francezët nga sezoni i ardhshëm.
Qendërmbrojtësi do të largohet me parametra zero. Gjithashtu sipas mediave transalpine, nuk mund të përjashtohet plotësisht që transferimi i Skriniar të ndodhë që këtë muaj.
Interi mund të pranojë një ofertë të ulët për të mos ta humbur me kosto zero në fundin e sezonit. Paga e futbollistit do të jetë nga 10 deri në 15 milionë euro në sezon. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

