FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skriniar: Mezi pres të luaj ndaj Messit dhe Ronaldos

“Mezi po pres që të luajë në Champions League ndaj Messit. Dua të luaj edhe ndaj Cristiano Ronaldos. Ndihem në formë, dua të përballem me ta”. Milan Skriniar është më i karikuar se kurrë. Pas rikthimi nga ndeshjet e kombëtareve, Interi do të ketë ndeshje shumë të forta.

“Kundër Bolognës donim fitoren, dhe ajo erdhi. Ishim të zhgënjyer nga fillimi në kampionat, tani duhet të fitojmë pikët e humbur. Synonim që të riktheheshim në Champions dhe kështu ndodhi. Jemi në një grup të vështirë. Barcelonën e njohim të gjithë, janë favoritet e mëdhenj, Tottenhem ndërkohë luan prej vitesh në Champions dhe nuk ka ndryshuar asgjë nga merkato.

Në nivelin personal mezi pres që të përballem me Messin në Europë dhe Ronaldon në Itali. Mbërritja e portugezit në Seria A, pa dyshim, është një ndihmesë për futbollin italian”, deklaroi mbrojtësi sllovak. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?