Skriniar sfidon Juven dhe Ronaldon: Mund t’i mundim, jemi ekip i madh
Milan Skriniar nuk ka dyshime për mbrojtësit më të fortë në Serie A: “Koulibaly, Chiellini, Bonucci e Manolas”. Slllovaku i Interit nuk ka përfshirë veten në këtë listë dhe asnjë nga shokët e ekipit.
“Mund të përmirësohem gjithmonë. Nuk është faji im që më quajnë Milan, në fillim tifozët zikaltër e kishin problem, ndërkohë që tashmë e kalojnë me një të qeshur”, ka zbuluar sllovaku në një deklaratë të dhënë për Sky Sport 24.
Të premten Interi sfidon Juventusin, një ndeshje që Skriniar preferon t’i hap sfidë bardhezinjve: “Ndeshje e vështirë, por ne jemi që tani skuadër e madhe dhe mund të fitonim edhe ndaj Romës. Nuk e arritëm këtë gjë, por mund ta bëjmë ndaj bardhezinvje. Ata kanë fituar thuajse të gjitha ndeshjet, por ne mund të luajmë ndaj tyre.
Ronaldo? Do të jetë i vështirë për t’u markuar, por duhet të bëjmë kujdes ndaj të gjithëve, jo vetëm ndaj tij. Nuk mund të përqendrohemi vetëm te CR7. Ëndërroj që të përsërisim tripletën e vitit 2020 me këtë fanellë.
Zërat në merkato? Është kënaqësi kur dëgjon që të kërkojnë ekipe të mëdha, por edhe Interi ka një skuadër të madhe, dhe tifozët mund të rrinë të qetë, pasi jam mirë këtu si brenda ashtu edhe jashtë fushave”, deklaroi Skriniar në prononcimin për Sky Sport. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

