Skuadrat e Seria A në gjurmët e “pleqve” Ribery dhe Robben

Franck Ribery dhe Arien Robben po luajnë sezonin e tyre të fundit me Bayernin e Mynihut, gjë që është pranuar si nga drejtuesit bavarezë, ashtu edhe vetë futbollistët, ndërsa e ardhmja e tyre mbetet ende për t’u deshifruar.

Në fund të sezonit të ardhshëm, francezi do të ketë 36 vite mbi supe, ndërsa holandezi një më pak, 35, por shanset që dy futbollistët të tërhiqen, duken të pakta, pasi ka interes nga klube europiane, por edhe kineze e amerikane për shërbimet e tyre.

Sipas mediave italiane, janë disa klube në Serinë A, që kanë filluar të kërkojnë informacion për dy yjet e Bayernit, pasi shihen si mundësi mjaft të mira, sepse vijnë me parametra zero dhe mund të ndihmojnë me eksperiencën dhe kualitetin që kanë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Milani, Interi, Roma, Lazio, por edhe Napoli, janë disa nga klubet që “joshen” nga dy futbollistët e Bayernit, sepse pavarësisht se ata nuk mund të garantojnë shumë ndeshje në një sezon, janë mjaft të rëndësishëm për të rritur besimin në grupet respektive, por edhe për të ndihmuar në rritjen e të rinjve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?