Sllovakia turpëron për 30 minuta 19-vjeçarët e Shqipërisë (VIDEO)
Shqipëria e 19-vjeçarëve e ka mbyllur me humbje edhe ndeshjen e dytë, në grupin 8 eliminator ndaj Sllovakisë. Në takimin e luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit, kuqezinjtë e vegjël janë mundur thellë për 30 minuta.
Në minutën e 6-të, ishte Kmet ai që përfitoi pas një mosmarrëveshje të mbrojtjes me portierin Alia. Më pas, në minutën e 30-të, po i njëjti autor shënoi edhe golin e dytë, me një kthesë të bukur nga brenda zone, ndërkohë që pas disa sekondave, u shënua edhe goli i tretë për sllovakët, nga ana e Kadak.
Kështu, pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Ukrainës, vjen edhe humbja e dytë për ekipin e drejtuar nga Erjon Bogdani. Ndeshja e fundit do të luhet ndaj Norvegjisë.
KOHA JONË SONDAZH

