“S’mund ti besohet penalltia vendimtare një fëmije”, Mourinho kritikon Southgate
Anglia dështoi të merrte Evropianin e parë duke u mundur me penallti ndaj Anglisë. Pas ndeshjes Jose Mourinho bëri analizën e tij dhe kritikoi vendimet e Southgate. Portugezi tha se Sakas nuk duhej t’i jepej ajo përgjegjësi dhe shtoi se Sancho e Rashford e kishin të vështirë sepse sapo kishin hyrë në lojë.
“Saka kishte fatin e një vendi të tërë mbi supe. Mendoj se kjo është shumë për një djalosh si ai, që të ketë gjithçka mbi supe në atë moment. Në të vërtetë, është gjithashtu shumë e vështirë për Rashford dhe Sancho të vijnë dhe të gjuajnë një penallti pas vetëm një prekje të topit. Ku ishin Sterling, Stones apo Luke Shaw në atë moment. Mendoj se Gareth është një trajner i drejt që del në mbrojtje lojtarëve. Gjithsesi mendoj se disa futbollistëve u duhet thënë se s’janë gati për të goditur penallti”, u shpreh Mourinho.
KOHA JONË SONDAZH

